BeH, 20 viktima dhe 728 raste të reja me koronavirus

Instituti i Entiteteve në Bosnje dhe Hercegovine të martën ka regjistruar rekord prej 728 rasteve të reja me koronavirus dhe 20 viktima.

Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet e Federatës së BeH.

Deri më tani, në BeH janë realizuar 184,117 testime për SARS-CoV-2, ndërsa pozitiv kanë rezultuar gjithsej 22,967 persona.

Deri sot, 17,759 pacientë janë shëruar, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 103 të shëruar. Aktualisht, vendi numëron 4555 raste aktive me Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button