“Behtel-Enka”, Kocevski: Publikimi i marrëveshjes nuk mund të varet nga kërkesa e partnerit

“Behtel-Enka”, Kocevski: Publikimi i marrëveshjes nuk mund të varet nga kërkesa e partnerit

“Vallë një marrëveshje të cilën e ka nënshkruar Qeveria jonë do të publikohet apo jo, në asnjë rast nuk mund të varet nga kërkesat e partnerit me të cilin nënshkruhet marrëveshja”, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat drejtori i Shoqatës së juristëve të rinj, Goce Kocevski, i cili derisa fliste për qëndrimin e Qeverisë, se marrëveshja e nënshkruar me “Behtel-Enka” nuk mund të jetë publike sepse është e besueshme, tha:

“Ajo që është e rëndësishme, është që të respektohen ligjet në vendin tonë. Kemi ligje të cilat qartë e përcaktojnë se kur dhe në cilat kushte një dokument i caktuar, marrëveshje apo informatë mund të klasifikohet, por kemi dhe ligje të cilat definojnë se kur dhe në cilat kushte një dokument i caktuar, kur ekziston dhe interesi publik duhet të publikohet”, tha Kocevski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button