Vendi që ka kryer 582 ekzekutime me varje në 1 vit

Vendi që ka kryer 582 ekzekutime me varje në 1 vit

Irani ka varur 75 për qind më shumë njerëz më 2022 sesa vitet paraprake, thanë dy organizata për të drejtat e njeriut, duke dënuar “makinerinë e ekzekutimeve” që synon të përhapë frikë në shtetin që është mbërthyer nga protestat.

Sipas organizatave, të paktën 582 ekzekutime janë kryer vitin e kaluar, që është shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 2015. Më 2021, ky shtet kishte ekzekutuar 333 persona, thanë organizatat Iran Human Rights (IHR) – me seli në Norvegji – dhe Together Against the Death Penalty (ECPM), me seli në Francë.

Viti i kaluar u përshkrua me shpërthimin e protestave mbarëkombëtare, pasi Mahsa Amini, 22 vjeçe, vdiq në shtator teksa po mbahej në paraburgim nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së shamisë së kokës.

Autoritetet u përgjigjën duke shtypur protestat dhe duke dënuar me varje katër persona për shkak të protestave, duke nxitur pakënaqësi në komunitetin ndërkombëtar.

Mahmood Amiry Moghaddam, drejtor i IHR, tha se përderisa reagimi ndërkombëtar ishte për të mbajtur nën vëzhgim ekzekutimet për shkak të protestave, Irani vazhdoi me ekzekutimet për çështje të tjera penale, duke frikësuar popullatën.

“Reagimet ndërkombëtare për dënimet me vdekje të protestuesve e kanë bërë të vështirë për Republikën Islamike që të vazhdojë me ekzekutimet”, tha ai.

 

LEXO EDHE:

Back to top button