Bejl me kritika ndaj drejtorisë së Realit


Sulmuesi i Real Madridit, Gereth Bejl deklaroi se dëshiron të luajë për klubin. Ai gjithashtu theksoi se vendimi për transferin është i kryesisë.
“Nuk e di çka mund të ndodhë gjatë këtij afati kalimtar. Vendosë klubi. Por, sinqerisht, ai nuk bën asgjë për ta përmirësuar situatën. Unë dëshiroj të luaj”, e citon Bejlin gazeta “Skaj Sport”.

Sezonin e kaluar, uellsiani luajti në vetëm 16 ndeshje kampionati në Spanjë, në të cilat shënoi dy gola.

Futbollisti 31-vjeçar luan në Real prej vitit 2013, ku u zhvendos nga Totenhemi.

LEXO EDHE:

Back to top button