Kroaci: Rritje më e madhe ditore të të infektuarve të rinj nga fillimi i pandemisë


Në 24 orët e fundit në Kroaci është regjistruar numër më i madh i të infektuarve të rinj me koronavirus – 369, ashtu që numri i rasteve aktive në këtë moment është 2.634.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona, publikoi Shtabi Kombëtar për Mbrojtje Civile.

Për momentin në Kroaci në trajtim spitalor janë 269 pacientë, prej të cilëve 16 janë në makinë respiratore.

Nga 25 shkurti, kur është regjistruar rasti i parë i koronavirusit në Kroaci deri më tani gjithsej janë infektuar 11.094 persona, 194 kanë vdekur, ndërsa 8.266 janë shëruar.

Janë testuar gjithsej 179.838 persona, prej të cilëve 4.492 në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button