Bejtullai: Duhet të japim maksimumin

Në prag të përballjes me Kosovën më 8 tetor në Shkup, në stadiumin “Todor Proeski”, mbrojtësi shqiptarë , Egzon Bejtullai, u shpreh se do të jetë një përballje e vështirë edhe pse e respekton kombëtaren e Kosovës. Mirëpo dëshira e secilit futbollist , sipas Bejtullait, është që të luajë në Evropian, andaj secili do të duhet të jep maksimumin.  

“Do të jetë një ndeshje e vështirë edhe pse kemi respect për Kosovën , mirëpo nuk do më thënë se ne duhet të lirohemi tash. Të futemi në fushë , të japim maksimumin dhe në fund le të fitojë më i miri. Normalisht që çdo lojtarë dëshiron që të jetë në Evropian dhe mendojë se çdo lojtarë duhet të jap maksimumin për të qenë atje, pasi që Maqedonia nuk ka qenë ndonjëherë në Evropian. Ka qenë e pamundur, por ne duhet të japim maksimumin që të bëjmë të mundur,” tha në fillim Bejtullai.

Ai ka shijuar Kampionatin Evropian me U21 të Maqedonisë dhe të njëjtën e synon me përfaqësuesen A të Maqedonisë.

“Është një motivim shtesë pasi që me U21 kam qenë në Evropian dhe dua që të bëj edhe më përfaqësuesen A të Maqedonisë,” tha mes tjerash Bejtulllai.

LEXO EDHE:

Back to top button