Beker: Askush nuk pyet lojtarët, për shtimin e më shumë ndeshjeve

Portieri i Liverpullit, Alison Beker, para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve, i cili përfshin edhe një numër më të madh ndeshjesh, ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij që askush nuk kujdeset për aktorët kryesorë në fushë.

“Për tifozët, është e mrekullueshme. Më shumë lojëra, më shumë lojëra të mëdha. Është gjithmonë një ide e mirë për ne lojtarët që të shtojmë disa lojëra në një program të ngjeshur… Po tregohem paksa ironike!”

Askush nuk na pyet ne lojtarët se çfarë mendojmë për shtimin e më shumë lojërave, kështu që ndoshta mendimi ynë nuk ka rëndësi. Por të gjithë e dinë se çfarë mendojmë për të. Të gjithë jemi të lodhur prej saj. Kjo nuk është një pyetje që duhet t’i përgjigjem vetëm unë. Ne duhet të ulemi së bashku dhe të dëgjojmë të gjitha palët, sepse e kuptojmë se ka media dhe televizion, ana e UEFA-s dhe FIFA-s, Premier Liga, garat vendase…

Ne nuk jemi budallenj. Ne e kuptojmë se njerëzit duan më shumë ndeshje. Por do të ishte e arsyeshme që të gjithë, përfshirë lojtarët, të takoheshin dhe të dëgjonin njëri-tjetrin. Shumë lojtarë tashmë kanë folur për këtë. Ata vetëm duhet të na dëgjojnë”, tha portieri i Liverpullit.

Formati i ri i Ligës së Kampionëve ka bërë që shumë futbollistë të protestojnë për numrin e shtuar të ndeshjeve të shtuara në një kalendar tashmë të ngjeshur.

LEXO EDHE:

Back to top button