Tomas Myler, gati për të vendosur rekordin e ri në Ligën e Kampionëve

Tomas Myler është gati të bëjë paraqitjen e tij të 152-të në Ligën e Kampionëve për Bajern Munihun, duke vendosur një rekord të ri për më shumë ndeshje të luajtura në këtë garë për një klub të vetëm.

Bajern Munihu është nikoqir i Dinamo Zagrebit në ndeshjen e sotme (e martë) në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit 2024/25 në Ligën e Kampionëve. Kjo ndeshje mund të shkruhet në histori të garave evropiane e në veçanti për sulmuesin gjerman të bavarezëve, Myllerin, i cili do të luajë ndeshjen e 152-të me klubin nga Allianz Arena.

Ky moment historik vjen, pasi Myller vazhdon të forcojë trashëgiminë e tij si një nga figurat më të qëndrueshme në futbollin evropian. Rekordin për më shumë paraqitje në Ligën e Kampionëve për një klub të vetëm e mbante Çavi Hernandez, i cili bëri 151 paraqitje për Barcelonën, megjithatë duket se Muller do të bëhet rekordmeni i ri.

Me këtë paraqitje, Myller gjithashtu do të futet në listën e pesë lojtarëve me më shumë ndeshje në histori të Ligës së Kampionëve, duke barazuar Karim Benzeman në pozitën e katërt. I pari në këtë listë gjendet Kristiano Ronaldo me 183 paraqitje, i ndjekur nga Iker Kasilas me 177 ndeshje dhe Lionel Mesi me 163 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button