Beker u transferua në burgun për të huajt, e pret dëbimi nga Britania

Legjenda gjermane e tenisit Boris Beker është transferuar në një burg të huaj, çka është një sinjal se ai do të dëbohet nga Britania e Madhe, pas vuajtjes së dënimit me burg. Sipas mediave britanike Beker u dënua me dy vjet e gjysmë burg në muajin prill, pasi u deklarua fajtor për mbulimin e 2.5 milion stërlina për të shmangur shlyerjen e borxhit pas shpalljes së falimentimit.

Gjermani fillimisht u dërgua në një burg të “Kategorisë B” në Wendsworth, por sipas “Times”, ai tani do të transferohet në një “burg të kategorisë C” në Huntercomb. Kjo do të thotë se edhe pse është një burg me më pak siguri, në Huntercomb,  nga viti 2021 këtu burgosen vetëm shtetasit e huaj.

Beker, 54 vjeç, jeton në Britani që nga viti 2012, por sipas ”Times”, ai nuk mori kurrë nënshtetësinë britanike, kështu që u “kualifikua” për dëbim, sepse mori një dënim prej më shumë se 12 muajsh.

LEXO EDHE:

Back to top button