Bekteshi: Do të propozojmë shfuqizimin e masave për ndihmë kompanive

Bekteshi: Do të propozojmë shfuqizimin e masave për ndihmë kompanive

Ministria e Ekonomisë do të propozoj deri tek Qeveria shfuqizimin e masave për ndihmë të kompanive dhe ridestinimin e tyre për ndihmë qytetarëve të rrezikuar, kështu u shpreh në “Magazina Ekonomike” ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Megjithatë sipas tij, një pjesë e masave mbeten për disa institucione përkatëse.

“Masat për shkollat fillore dhe të mesme do të mbeten, atë e kemi premtuar. Për Ndërmarrjet Publike Komunale do të mbeten deri në përfundim të gjendjes së krizës. Për kompanitë, propozimi i Ministrisë së Ekonomisë deri tek Qeveria do të jetë që të shfuqizohen dhe ato mjete të shfrytëzohen për mbështetje të qytetarëve, posaçërisht për ata që nuk kanë të ardhura të mëdha”, tha Bekteshi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button