Trump kritikon Spanjën për emigrantët: Ka zero kontroll mbi kufirin
Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër Spanjën për mënyrën se si po menaxhon krizën e emigrantëve në Ceuta, pas hyrjes masive të dhjetëra mijëra personave nga Maroku.
“Shumë e trishtë ajo që po ndodh në Spanjë, një vend me ZERO kontroll mbi kufirin e tij”, shkroi Trump në rrjetet sociale.
Deklarata pason kritikat që presidenti amerikan bëri pak ditë më parë në një intervistë për GB News, ku u shpreh i habitur nga përmasat e fluksit të emigrantëve.
“Ajo që po ndodh atje është shumë e trishtë për t’u parë. Mijëra njerëz po hyjnë masivisht në vendin e tyre. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, deklaroi Trump.
Presidenti amerikan ka fajësuar gjithashtu “ligjet e dobëta” dhe “keqmenaxhimin” e qeverisë së kryeministrit Pedro Sánchez për situatën.
Në fund të korrikut, më shumë se 70 mijë emigrantë hynë në mënyrë të parregullt në Ceuta nga Maroku. Shumica u kthyen më pas, ndërsa mbi 5 mijë vijojnë të qëndrojnë në territorin spanjoll në pritje të shqyrtimit të procedurave për kthim ose azil./Euronews.








