Bekteshi: Kompanitë shkelën marrëveshjen për uljen e çmimeve

Bekteshi: Kompanitë shkelën marrëveshjen për uljen e çmimeve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i ftuar në “Magazina Ekonomike” sonte në Alsat deklaroi se një numër i madh i kompanive  kanë shkelur marrëveshjen me Qeverinë për uljen e çmimeve të produkteve bazë,  në kompensim të rrymës së subvencionuar. Sipas Bekteshit, Ministria e Ekonomisë ka pranuar raportin e Inspektoratit të Tregut dhe pas një analize përfundimtare nuk përjashton mundësin që dikasteri i tij t’i propozoj Qeverisë shfuqizimin e masës për subvencionimin e rrymës elektrike.

“Kemi pasur disa takime me Odat Ekonomike, në veçanti me sektorët të cilët kanë të bëjnë me prodhimin e produkteve bazë, ku të gjithë së bashku kemi ardhur në konkluzionin që Qeveria duhet të merr masa adekuate që në pjesën e energjisë elektrike tu ndihmojmë prodhuesve me qëllim që të kemi ulje të çmimeve të produkteve të cilat janë të theksuara në vendimin qeveritarë, siç janë: buka, vaji, testeninat dhe qumështi, në veçanti për fëmijët. Një pjesë e konsiderueshme e kompanive vendore, për fat të keq nuk e kanë respektua marrëveshjen xhentëlmene të cilën e kemi arritur midis Qeverisë dhe Odave Ekonomike. Ne kemi pranuar raportin si Ministri e Ekonomisë nga ana e Inspektoratit të Tregut, deri në fund të këtij muaji duhet të bëhet edhe raporti përfundimtarë. Sipas të dhënave preliminare kemi që një pjesë të konsiderueshme të kompanive që shfrytëzuan masën për subvencionimin e rrymës elektrike, do të thoja  mbi 60 diku deri në 70 për qind nuk e kanë respektua vendimin dhe i kanë mbajtur të njëjtat çmime, krahasuar me muajin nëntor, para se të hyjë në fuqi vendimi për subvencionimin e rrymës elektrike, andaj Ministria e Ekonomisë do t’i propozoj Qeverisë që të sjellim vendim për shfuqizimin e kësaj mase për subvencionimin”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button