Belgjika “deklason” Poloninë, Holanda fiton në transfertë

Kanë përfunduar ndeshjet e grupit D në kuadër të Ligës së Kombeve. Belgjika ka fituar 6-1 ndaj Polonisë, ndërsa Holanda ka fituar 2-1 ndaj Uellsit.

Belgët fillimisht ishin në disavatazh pas golit të Levandovskit, por nuk vonuan për ta ushtruar “pushtimin” e tyre me një gjashtëgolësh në minutat pasues.

Në anën tjetër, “Tulipanët” fitoren e siguruan krejt në fund të takimit. Këtë epitet e morën falë golave të Koopmeiners në minutën e 50’ dhe Veghorst  (90’) vetëm pak minuta, pasi Uellsi barazoi rezultatin.

Falë trepikëshit të radhës, Holanda kryeson në këtë grup me pikë maksimale pas dy ndeshjeve. Ndjekësi më i afërt i tyre do të jetë Belgjika, ndërsa në pozitat 3 dhe 4 janë Polonia dhe Uellsi.

LEXO EDHE:

Back to top button