Bellerin largohet nga “Kamp Nou” drejt Portugalisë

Hektor Bellerini afër të largohet nga Barcelona. Mbrojtësi i Barcelonës, Bellerin raportohet se është shumë afër largimit nga ‘Blaugrana’ para mbylljes së afatit kalimtar dhe drejt Sportingut.
Kjo është sipas ‘The Athletic’, i cili raporton se Bellerin do t’i bashkohet skuadrës portugeze në huazim për pjesën e mbetur të sezonit si një zëvendësim për Pedro Porro i lidhur me Totenham.
Mbrojtësi mbërriti në ‘Spotify Camp Nou’ vetëm në verë, por nuk po gjen vetën nën drejtimin e Çavi Hernandez. Ai ka bërë vetëm një fillim në La Liga dhe e ka kaluar shumicën e kohës në stol./Lajmi/