Diego Simeone ka një premtim për tifozët e Atletikos

Atletiko Madrid fitoi 0-1 në fushën e Osasunës. Goli i Saul Niguez i dhuroi tri pikë të rëndësishme skuadrës së Diego Simeones, që regjistroi suksesin e dytë radhazi në La Liga.
Trajneri argjentinas foli pas ndeshjes, vlerësoi fitoren e djemve të tij dhe u ndal te dashuria e madhe që ndjen për Atletikon, klub ku ka fituar si futbollist e si trajner.
“Tek Atletiko ekziston një mënyrë e veçantë e të përjetuarit të ndeshjeve. Diçka mund të shkojë keq, por ne nuk dorëzohemi kurrë. Jemi jashtë Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Mbretit, por nuk duhet të na mungojë kurrë motivimi.