Largimi i argjentinasit Enzo Fernandez nga “shqiponjat” e Benfika-s gjatë merkatos së dimrit la një “boshllëk” të madh në mesfushës e portugezëve, “boshllëk” të cilin presidenti Rui Costa e rregulloi me nisjen e merkatos së verës, teksa është mësuar se “luzitanët” kanë kryer transferimin e parë në këtë “fraksion” merkatoje.
“Shqiponjat” e Lisbonës siguruan për vlerën e 30 milionë eurove, “fantazistin” e mesfushës së Fejnordit, Orkun Kokçu, me turkun 22-vjeçar që ishtë protagonist absolut në shpalljen kampion të skuadrës nga Roterdami këtë sezon.
Kokçu siguroi një kontratë 5-vjeçarin me klubin nga Lisbona, por deri më tani akoma nuk janë bërë me dije të gjitha detajet e kontratës. Ndërkaq, kujtojmë se Kokçu ishte prej 9 vitesh pjesë e skuadrës së Fejnordit, teksa e kulmoi “aventurën” e tij me finalen e LIgës së KOnferencës, sezonin e shkuar, si dhe fitimin e titullit kampion këtë sezon.








