Benitez, trajneri më i paguar në historikun e futbollit grek

" "

Trajneri i njohur, Rafa Benitez pritet të rikthehet në stol pas një pushimi një vjeçar pas largimit nga Selta Vigo. Raportohet se ish-trajneri i Liverpullit ka arritur marrëveshje me klubin nga Greqia, Panatinaikos.

Benitez pritet të nënshkruajë kontratën dyvjeçare, me një vlerë deri në 3.6 milionë euro në vit, që do ta bëjë atë trajnerin më të paguar në histori të futbollit grek.

Aktualisht skuadra e njohur greke si trajner e ka Kristos Kontis, por ky i fundit do të shkarkohet. Te skuadra greke luajnë dy shqiptarë, Adriano Bregou dhe Elton Fikaj./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button