Benzema barazon rekordin e Raul Gonzalesit

" "

Karim Benzema ishte lojtari më i dalluar në fitoren e Real Madridit me rezultat 3-0 ndaj Kadizit, duke shënuar dy gola. Me këto dy gola, Benzema tanimë ka shkruar histori me klubin e Real Madridit, pasi ka barazuar rekordin historik të vendosur nga legjenda e klubit, Raul Gonzalez.

Raul ishte lojtari i vetëm për ‘Galaktikët’ që kishte shënuar ndaj 35 kundërshtarëve të ndryshëm në La Liga dhe tani ndan këtë rekord bashkë me Karim Benzema-n.

Një gjë të tillë nuk e kishte realizuar as edhe legjenda tjetër e klubit, Kristiano Ronaldo, i cili është golashënuesi më i mirë në histori të klubit madrilien.

Francezi ka shënuar 21 gola në La Liga këtë sezon dhe është në garë së bashku me Lionel Mesin (23) për trofeun ‘Pichichi’.

LEXO EDHE:

Back to top button