Benzema: Duam sërish të fitojmë Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Real Madrid-it, Karim Benzema, flet pas fitores në transfertë, me rezultatin 2-5 ndaj Liverpull-it në takimin e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. Benzema e tha troç që e duan ta fitojnë sërish trofeun e Champions-it.

“Ishte një mbrëmje e rëndësishme, dua t’ia kushtoj këtë paraqitje presidentit tonë të nderit Amancio, kjo fitore është për të. Ne luajtëm me personalitet dhe duam të fitojmë përsëri Ligën e Kampionëve. Prodhuam një ndeshje që ishte e mrekullueshme për të luajtur, edhe për ata që e panë. Fillimi ishte i keq, tifozët e Anfield na vunë nën presion, por më pas e pamë Real Madridin e vërtet,” tha sulmuesi  francez.

LEXO EDHE:

Back to top button