Benzema, golashënuesi i tretë në listën e përjetshme të Realit

" "

Ylli francez Karim Benzema do ta kujtojë përgjithmonë këtë natë magjike në Santiago Bernabeu me hat-trickun e tij 17-minutësh që e çoi Real Madridin në çerekfinale të Ligws sw Kampionwve, në një kohë kur gjithçka dukej e humbur për “klubin mbretëror”. Francezi do tw mbajw mend kwtw pwrballje, sepse u bë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit.

Me këta tre gola, Benzema ka arritur shifrën e 309 golave ​​në fanellën e “Mbretërve”, pasi në vitin 2009 firmosi për 35 milionë euro për klubin me mw shumw trofe nw Ligwn e Kampionwve dhe deri më tani, ka fituar katër tituj europian.

Francezi e kaloi legjendarin Alfredo Di Stefano, i cili ka 308 gola në listën e përjetshme dhe para tij tashmë është Raul me 323 gola dhe i paprekshmi Kristiano Ronaldo, i cili në 9 vite ka shënuar 450 gola në fanellën e Realit.

LEXO EDHE:

Back to top button