Benzema, kërkon të barazojë dhe përmbys rekordin e Ronaldos

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema do të provojë që të barazojë ose të thyejë një rekord sa i përket golashënuesve në Ligën e Kampionëve, kur “Los Blancos” të ballafaqohen me Mançester Sitin në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së tyre në “Santiago Bernabeu”.

Benzema ishte parë si zgjedhja e dytë në Real Madridid në kohën se aty ishte Kristiano Ronaldo, por me paraqitjet e tij, sidomos gjatë këtij sezoni, sulmuesi francez është shndrruar në njërin nga sulmuesit më të rrezikshëm në botë dhe kandidati kryesor për ta fituar “Topin e Artë”.

Ish-lojtari i Lion-it e ka udhëhequr Real Madridin drejt titullit të La Liga-s me 26 gola në 30 paraqitje, si dhe ka shënuar 14 gola në 10 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Nëse Benzema gjen rrjetën një herë në ndeshjen ndaj Sitit, atëherë do të barazojë rekordin e Ronaldos prej 10 golave në raundet eliminatore të një sezoni të Ligës së Kampionëve, ndërsa një dy-golësh do ta thyentë këtë rekord.

LEXO EDHE:

Back to top button