Benzema për Al Itihad: Ishte koha për një sfidë të re

Benzema për Al Itihad: Ishte koha për një sfidë të re

Karim Benzema u largua nga Real Madrid pas 14 vitesh dhe u transferua në Arabinë Saudite, duke pranuar ofertën “faraonike” të Al Ittihad. Pasi nënshkroi kontratën me klubin saudit deri në vitin 2026, ai tha se mezi pret të përjetoj një ligë të re në një vend të ri. Al Ittihad ka një histori të jashtëzakonshme, tifozë tepër pasionantë dhe ambicie të mëdha futbolli për t’u bërë një forcë në Azi. Kam pasur shansin për të arritur gjëra të jashtëzakonshme në karrierën time dhe për të arritur gjithçka që mund në Spanjë dhe në Evropë, tha Benzema. “Është një sfidë e re për mua, një jetë e re dhe mezi pres të filloj stërvitjen. Do të bëj gjithçka për të fituar trofe, për të shënuar, për të treguar talentin tim, për të kënaqur tifozët, klubin, presidentin, të gjithë. Është një ligë e mirë dhe ka shumë lojtarë të mirë”, u shpreh Benzema. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button