Beqiri: Kundështarë kualitativ, por ne luajmë vazhdimisht mirë në Shkup
Skuadra e Shkëndijës do të përballet me skuadrën e Sllovan Bratisllavës në takimin e fundit në terrenin vendas në vitin 2025, në kuadër Ligën e Konferencës. Skuadra tetovare ka mbyllur përgatitjet për sfidën e javës së 5-të të garave në Ligën e Konferencës, ku do të kërkojë rezultat pozitiv për të siguruar kualifikimin në fazën e dytë. Trajneri Jeton Beqiri dhe janë optimist se Shkëndija mund të arrijë rezultat pozitiv, mirëpo për të arritur një gjë të tillë, do të duhet angazhim i të gjithë futbollistëve që do të paraqiten në stadiumin “Todor Proeski”.
“Mendoj se është rasti i parafundit i Shkëndijës sa i përket kualifikimit në mesin e 24 skuadrave që do të vazhdojnë më tej. Unë jam i mendimit se kemi një kundërshtar jashtëzakonisht shumë cilësor që vitin e kaluar ishte edhe në grupet e Ligës së Kampionëve, por gjithmonë kur luajmë si vendas kur luajmë në Shkup kemi paraqitje pozitive. Edhe kundër ekipit të Slovan Bratislavës, shprsoj që ekipi të shprehet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jam me besim të lartë se i kemi të gjitha parakushtet dhe mundësitë të sigurojmë një rezultat, i cili pastaj në ndeshjen e fundit do të na jep një komoditet të mund të plasohemi në mesin e 24 skuadrave më të mira,” tha mes tjerash Jeton Beqiri, trajner i KF Shkëndija.
“Normal se jemi të kënaqur të gjithë ne, këtë vit shkruam historinë. Por, ne nuk duhet të ndalemi këtu, nesër duhet ta japim maksimumin dhe ta fitojmë ndeshjen dhe pse mos të kualifikohemi më tej. Sa u përket tifozëve, normal se ato janë një motiv shtesë për ne. Nesër pres që të jenë në një numër sa më të madh. Pres mbështetjen e “Ballistëve”, pasi ata janë numri jonë i 12-të dhe besoj që do të na i lehtësojnë që të vijmë deri te fitorja,” tha mes tjerash Besart Ibraimi.
Për ndeshjen e ditës së enjet (11 dhjetor 2025), Shkëndija nuk do të ketë mundësi të mbështetet te mesfushori Al Hasan për arsyje të tre kartonave të verdhë dhe Tamba-n për shkak të dëmtimit”.
Kujtojmë se përballja në mes Shkëndijës dhe Sllovan Bratizllavës, do të zhvillohet më 11 dhjetor, të enjten, në orën 18.45.









