Mbrojtja e Kreshnik Bekteshi pretendon se firma e tij nuk qëndronte në asnjë licencë të lëshuar për diskotekën “Puls”

Mbrojtja e Kreshnik Bekteshi pretendon se firma e tij nuk qëndronte në asnjë licencë të lëshuar për diskotekën “Puls”

Gazetar: Mihaillo Donev

Mbrojtja e ish-ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi pretendon se firma e tij nuk qëndronte në asnjë licencë të lëshuar që diskoteka “Puls” e kishte marrë gjatë mandatit të tij. Duke dhënë fjalët hyrëse në seancën e sotme për tragjedinë në Koçan, mbrojtja e ish-ministrit tjetër të ekonomisë Valon Saraçini, pretendon se gjatë mandatit të tij licenca ishte lëshuar për tjetër diskotekë, e jo për atë ku ndodhi tragjedia.

“Në vitin 2012, në Ministrinë e Ekonomisë, bazuar në një kërkesë, është lëshuar licencë për kryerjen e aktivitetit kabare, për një vendndodhje në rrugën “Dimitar Vlahov”, Koçan, e cila është një vendndodhje krejtësisht e ndryshme nga objekti ku zhvillohet ngjarja penale juridike në vitin 2025”, tha Daniell Gjorgjievski, avokat i të akuzuarit dhe ish-ministrit të ekonomisë Valon Saraçini.

“Se licencat … nga Ministria e Ekonomisë në periudhën që i vihet të pandehurit Bekteshi, nga data 26.02.2018, përfshirë, deri më 11…22 janë lëshuar me faksimilin e Kreshnik Bekteshit si Ministër i Ekonomisë”, deklaroi Elenko Millanov, avokat i të akuzuarit dhe ish-ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Për tragjedinë në Koçan janë të akuzuar edhe katër ish-drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa avokatët e tyre sot theksuan se ata nuk kanë asnjë faj për rastin në fjalë, pasi nuk kishin kompetencë ta sanksiononin diskotekën, veçanërisht jo pa kallëzim se ajo punonte në kundërshtim me ligjet. Ish-drejtori i drejtorisë Shaban Saliu para gjykatës pretendoi se aktakuza bazohet në supozime, e jo në fakte.

“Unë ngarkohem si ish-drejtor I Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe nuk ka lidhje faktike me Institucionin. Unë akuzohem për një vepër penale me një përshkrim që bazohet në supozime, jo në prova”, u shpreh Shaban Saliu, i akuzuar dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Unë akuzohem për një vepër penale me një përshkrim që bazohet në supozime, jo në prova. Por, nuk duhet të lejojmë që një tragjedi një e keqe ti hakmerremi me një të keqe tjetër dhe të mendojmë se drejtësia është kënaqur. Ne kërkojmë drejtësi. Dhe jo një padrejtësi tjetër”, tha Adnan Xhaferovski, i akuzuar dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Me fjalët hyrëse të mbrojtjes, gjykimi për një nga tragjeditë më të mëdha, në të cilën humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën, në sallën në Idrizovë, do të vazhdojë nesër. Aktakuzë për këtë rast ka kundër 35 personave fizikë dhe tre personave juridikë. I akuzuari i parë është pronari i diskotekës Dejan Jovanovski- Deko, si dhe djali i tij Mihaill. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button