Bëri përshëndetje naziste, tifozit i ndalohet hyrja në “Bernabeu”

Një incident i rëndë ka ndodhur në stadiumin “Santiago Bernabeu”, gjatë ndeshjes mes Real Madridit dhe Benfikës.

Sipas raportimeve, një tifoz ka kryer përshëndetjen naziste nga tribuna, veprim që ka sjell reagim të menjëhershëm nga autoritetet e stadiumit.

Personi në fjalë është identifikuar dhe është ndëshkuar me përjashtim të përjetshëm, duke u ndaluar përgjithmonë nga hyrja në stadium.

Ngjarja ndodhi në përballjen ku Real Madridi triumfoi 2:1 ndaj Benfikës, duke siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button