Kompani i brengosur, Bajerni humb edhe një lojtarë përmes lëndimit
Te Bajern Munihu janë ende të shqetësuar për gjendjen e mbrojtësit Alfonso Dejvis, i dëmtuar në ndeshjen kundër Aintraht Frankfurt, pak ditë më parë.
Mbrojtësi kanadez u lëndua menjëherë pas pjesës së parë, duke pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë, që e detyroi të largohej në minutën e 50-të. Ky dëmtim konsiderohet i rëndë, pasi testet e kryera nga stafi mjekësor zbuluan një këputje muskulore, një diagnozë që nënkupton një mungesë të zgjatur.
Kjo përfaqëson një tjetër pengesë për Dejvisin, i cili u rikthye vetëm disa javë më parë pas një dëmtimi të rëndë në gju, që e kishte lënë jashtë për periudha të gjata. Për trajnerin Vinsent Kompani, kjo është një mungesë e rëndësishme, veçanërisht në një pikë vendimtare të sezonit.
Bajern tani do të duhet të riorganizohet në krahun e majtë, duke shpresuar që koha e lëndimit të mos zgjatet më tej për një lojtar që është çelësi për lojën e tyre sulmuese dhe mbrojtëse.







