Berisha: Na interesojnë vetëm 3 pikët ndaj Renovës

Pas dy javëve, për shkak të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”, këtë fundjavë luhen ndeshjet e javës së 25-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Skuadra e FC Shkupit do të përballet me Renovën. Para kësaj ndeshje ka folur sulmuesi i krahut Jakup Berisha, i cili ishte me angazhime me përfaqësuesen e U21 të Maqedonisë, në turneun në Antalia.

 

 

“Shpresoj të vazhdojmë me serinë e fitoreve që të mbetemi në garë për titullit edhe më tutje. E kemi parasysh që ekipi i Renovës gjendet në pozitë jo të mirë në renditje dhe do të mundohen të japin maksimumin, por ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe na interesojnë vetëm tri pikët. E kemi parasysh që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por me angazhimin maksimal dhe zbatimin e detyrave që do të na jep stafi teknik, besoj qe fitorja do të jetë e jona”, ka thënë Berisha.

 

Për këtë ndeshje shkaku i lëndimit në ndeshjen ndaj Sileksit, mungesë e vetme do të jetë Filip Gligorov. Sfida Shkupi – Renova, do të luhet të dielën në stadiumin ndihmës të FFM-s, me fillim në orën 15:00.

LEXO EDHE:

Back to top button