Berisha nis mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herë, ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të PD. Sali Berisha kërkon që Kuvendi të vendosë përmes një referendum nëse vendimi i Bashës për përjashtimin e tij ishte i drejtë apo jo.

A2 CNN ka mundur të sigurojë një foto të formularit ku çdo delegat mund të nënshkruajë për të kërkuar mbledhjen e Kuvendit.

Berishës do t’i duhet sipas statusit të partisë që të mbledhë firmat e afërisht 1500 delegatëve.

Më herët, Basha është përgjigjur se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të diskutuar vendimet e SHBA.

LEXO EDHE:

Back to top button