Berlini ndaloi flamujt ukrainas dhe rus për Ditën e Fitores, tronditën ukrainasit

Policia e Berlinit ka ndaluar vendosjen e flamujve rus dhe ukrainas në monumentet e Luftës së Dytë Botërore gjatë përkujtimit të përvjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ndalohen gjithashtu flamujt e “republikave” të vetëshpallura pro-ruse të Donetskut dhe Luhanskut, si dhe simbolet e luftës ruse “Z” dhe “V”. Ata flamuj dhe simbole nuk duhet të shfaqen sot dhe të hënën, njofoti policia e Berlinit.

Ndërkohë, ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnik, është i zemëruar me ndalimin, i cili sipas tij trajton viktimën dhe agresorin në të njëjtën mënyrë në pushtimin rus të Ukrainës.

“Jemi të tronditur nga fakti që policia e Berlinit ndaloi shfaqjen e flamujve ukrainas më 8 dhe 9 maj. Është një shuplakë për Ukrainën dhe popullin ukrainas”, tha Melnik.

Rusët, të kujtojmë, fitoren ndaj Gjermanisë naziste e festojnë më 9 maj, ndërsa këtë përvjetor në Evropën Perëndimore e festojnë më 8 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button