Berlusconi sjell një tjetër ekip në Serie A

Berlusconi sjell një tjetër ekip në Serie A

Monza për herë të parë do të luaj në Serie A. Në takimin e dytë të play-off, zhvilluar në stadiumin Garibaldi, skuadra që është në pronësi të Berlusconit fitoi me përmbysje me shifrat 3-4 ndaj Piza-s pas shtesës pasi 90 minutat kishin përfunduar 2-1 në favor të vendasve.

Ndeshja e parë u fitua nga Monza 2-1, ndërsa sfida e dytë në “Arena Garibaldi” pa sërish triumfues djemtë e Giovani Stroppas.
Një sezon i vështirë ky për Monzën me shumë ulje-ngritje, por në fund arriti të sigurojë objektivin. Në fund të edicionit, klubi i Silvio Berlusconit u rendit i katërti me 67 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button