Bërnabiq: Presim që qasja e Perëndimit ndaj Kosovës të ndryshojë dhe ajo të përballet me “masa ndryshe”
Bërnabiq: Presim që qasja e Perëndimit ndaj Kosovës të ndryshojë dhe ajo të përballet me "masa ndryshe"
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se pret që, pas formimit të institucioneve të reja evropiane dhe pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, qasja e Perëndimit ndaj Kosovës të ndryshojë dhe ajo të përballet me “masa ndryshe”. Ajo ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po “përdor qetësinë në punën e institucioneve evropiane” para se të formohen institucionet e reja, për të “shkaktuar konflikt të armatosur” në Kosovë. /Alsat.mk