Strumicë, kallëzim penal ndaj ish drejtorit të burgut
Strumicë, kallëzim penal ndaj ish drejtorit të burgut
Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë ka dorëzuar në Prokurori kallëzim penal ndaj ish drejtorit të burgut në këtë qytet nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare. I akuzuari në cilësinë e ish-ushtruesit të detyrës së drejtorit gjatë viteve 2021, 2022 dhe 2023, ka urdhëruar dhe kërcënuar zyrtarët e policisë së burgjeve, që jashtë rregullave ligjore, t’i lirojnë të dënuarit L .K. G.V. dhe G.T. Në librin e shënimeve, me urdhër të të pandehurit, thuhej se të dënuarit ndodheshin në burg. /Alsat.mk