Bernard Shalland optimist, përpos mungesave

Kombëtarja e Gjeorgjisë dhe Kosova do të përballen të enjtën në ora 18:00 në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”. Trajneri i Kosovës, Bernard Shalland beson se që të dy kombëtaret janë në kërkim të 3 pikëve.

“Të dyja ekipet jemi në kërkim të tre pikëve të para, pasi jemi në një grup të fortë me ekipe si Spanja, Suedia dhe Greqia, mund të them që ne dhe Gjeorgjia kemi kualitet të përafërte. Gjeorgjia në ndeshjet e kaluar ka pasur paraqitje të mira është mposhtur krejt në fund nga Spanja dhe ka arritur barazim ndaj Greqisë, sigurisht që ata synojnë fitoren ndaj nesh.

Ne hyjmë në këtë ndeshje pas një forme jo edhe aq të mirë por padyshim që synojmë maksimumin ndaj Gjeorgjisë, kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe për vazhdimin tonë në këto kualifikime. Unë besoj te këta futbollistë që kam dhe padyshim që synojmë maksimumin ndaj Gjoorgjisë”, tha mes tjerash Shalland.

LEXO EDHE:

Back to top button