Ferid Agushi në pankinë, si trajner i “Futsal Shkupit”
Ferid Agushi, është trajneri i skudrës “Fustal Shkupi. Agushi vjen në vend të Zoran Lekiqit, i cili do të mbetet në klub, por si trajner i kategorive të reja.
Agushi është i njohur në futsal, pasi që ishte pjesë e skuadrës “Futsal Shkupi” në arkëtimin e titujve kampion dhe pjesëmarrjet në Ligën e Kampionëve, ndërsa numëron më shumë se 100 paraqitje në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë në futsal.
Klubi nga Çairi në faqen zyrtare faleminderoi trajnerin Lekiq për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i dëshiroi më shumë suksese në të ardhmen, trajnerit të ri, Ferid Agushit.







