Bernardo Silva ka marë vendimin, ka njoftuar edhe Man. Sitin

Kur vjen koha për të bërë pyetje për të ardhmen e tij, është shumë e rëndësishme që një lojtar të mos nënvlerësojë kurrë qytetin në të cilin jeton dhe ndikimin që mund të ketë tek ata që e rrethojnë. Është paksa si duhet të ndihet Bernardo Silva në Mançester.

Ndërsa ende në kërkim të një triplete historike me Mançester Sitin (Kupa, Premier Liga dhe Liga e Kampionëve), portugezi nuk është një njeri që lulëzon jashtë futbollit në qytetin veriperëndimor te Anglise.

Pasi ka njohur Lisbonën, qytetin e tij të lindjes dhe Benfikën, ku ishte stërvitur, pastaj Monakon për tre vjet, mesfushori sulmues jeton në Angli prej gjashtë vitesh. Një ambient krejtësisht ndryshe nga ç’kishte njohur deri tani. Dhe, si shpesh në situata të tilla, privatësia ia kalon futbollit… Pas gjashtë vitesh në Man. Siti, Bernardo Silva shpreson të ketë një projekt të ri sezonin e ardhshëm.

PSZH është një destinacion që i pëlqen shumë. Portugezi mendon se ka ardhur ne fund te ciklit te Man. Siti dhe se nuk ka çfarë jep më shumë…

LEXO EDHE:

Back to top button