Mësohen 11 skuadrat që e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Sezoni 2022/23 në Ligën e Kampionëve po shkon drejt fundit, ashtu si edhe në shumë prej ligave të shteteve evropiane. Derisa ende duhet kohë për të mësuar kampionin evropian të këtij viti, tashmë dihen disa prej skuadrave që do të luajnë në garën më prestigjioze sezonin e ardhshëm.

Mançester Siti, Arsenali, Barcelona, Real Madridi e Bajern Munihu janë disa prej skuadrave të mëdha që do t’i shohim në Ligën e Kampionëve në sezonin 2023/24. Sezoni i ardhshëm në Ligën e Kampionëve do të fillojë në qershor, fillimisht me ndeshjet kualifikuese. Ky do të jetë sezoni i 69-të në histori të kësaj gare.

Finalja e madhe do të luhet në stadiumin “Uembli” të Londrës, më 1 qershor 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button