Bërns: Me inaugurimin e nesërm vazhdon demokracia amerikane

“Inaugurimi i nesërm i presidentit të ri amerikan është vazhdim i demokracisë amerikane”, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “Programi 200”, ambasadorja e SHBA-ve në vend, Kejt Bërns. E pyetur se si e sheh ceremoninë e cila pason pas trazirave në Kapitol Hill, si dhe paralajmërimet se presidenti në ikje Donald Tramp njoftoi se nuk do të marr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri Xho Bajden, Bërns me përgjigje:

“Është e rëndësishme që me ceremoninë e nesërme, vazhdon demokracia amerikane dhe transferimi i qetë i pushtetit . Siç është e njohur, ekzistojnë do rrethana të papritura, jo vetëm në politikë por edhe me pandeminë. Do të ketë elemente që prezantojnë traditat e të kaluarës, por dhe elemente të tjera të cilat reflektojnë ndodhitë në rrethinë, jo vetëm ato të ndërlidhura me pandeminë, por edhe gjendjen e sigurisë në përgjithësi”, tha ambasadorja Bërns.

 

LEXO EDHE:

Back to top button