Bërns: Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut kanë mundësi të shumta për të zgjeruar partneritetin e tyre
Bërns: Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut kanë mundësi të shumta për të zgjeruar partneritetin e tyre
Dialogu strategjik është një mundësi e mirë për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve, dhe është një udhëzues i shkëlqyer për vazhdimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut, tha ambasadorja e SHBA-së në vend, Kejt Meri Bërns.
Në përgjigje të pyetjes – çfarë mesazhi do t’i përcillte pasardhësit të saj në Shkup, Bërns thotë:
“Qëllimi i Dialogut Strategjik është të shikojë fushat që ne ende nuk i kemi eksploruar plotësisht. Ka ende vend për të punuar në në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, por edhe në shumë fusha të tjera si ekonomia, energjia, ndryshimet klimatike, puna me të rinjtë, shkëmbimi kulturor, arsimi… Mendoj se Dialogu Strategjik ofron mundësi interesante për të ardhmen dhe dërgon një sinjal se Shtetet e Bashkuara duan të investojnë edhe më shumë në të. Mund të jetë një udhëzues i mirë për të dyja vendet që të vazhdojnë të ndërtojnë partneritetin e tyre”, tha ambasadorja Bërns.








