Besart Ibraimi forcon sulmin e Struga Trim Lum

Skuadra e Struga Trim Lum konfirmoi marrëveshjen me Besasrt Ibraimin. Golashënuesi më i mirë I Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, të të gjithë kohëve, pas një sezoni jashtë Maqedonisë, sërisht është kthyer në Maqedoni, për të firmosur më skuadrën strugane.

Besart Ibraimi ishte pjesë e Shkëndijës, Shalkes, Mariupollit, Renovës, Vllazërimit dhe Napredokut. Ibraimi, po ashtu ishte pjesë e Maqedonisë në 15 përballje, por pa mundur që të shënojë gol.

Ditë më parë, skuadra e Struga Trim Lum, konfirmoi se sulmuesi Adbuladi Jahja, ka vazhduar kontratën për edhe një sezon tjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button