Reagon Edi Rama, është për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar në lidhje me shakanë e tij që e bëri në drejtim të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për të cilët pati reagime të mëdha, sidomos nga maqedonasit.

Rama në një postim në Twitter i ka quajtur histerike sulmet ndaj Kovaçevskit, ndërsa thotë se ka ironizuar bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, ka shkruar Rama.

Rama këtë shaka me Kovaçevskin, e bëri pardje (e premte) në Selanik në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku morën pjesë krerët nga rajoni, si dhe kancelari gjerman Olaf Scholz,dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

https://twitter.com/ediramaal/status/1535949729405849600?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1535949729405849600%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpublish.twitter.com%2F%3Fquery%3Dhttps3A2F2Ftwitter.com2Fediramaal2Fstatus2F1535949729405849600widget%3DTweet

LEXO EDHE:

Back to top button