Besimtarët myslimanë në gjithë botën sot po festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë në gjithë botën sot po festojnë Kurban Bajramin

Gazetare: Ajnur Bafqari

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, sot festojnë Kurban Bajramin, festën e flijimit. Në të gjitha qytetet në Maqedoninë e Veriut, besimtarët myslimanë falën namazin e Bajramit, ndërsa manifestimi kryesorë u mbajt në Shkup, në xhaminë e “Mustafa Pashës”. Nga atje u dërguan urimet dhe mesazhe për paqe, solidaritet, dashuri, mirësi dhe mirëkuptim ndërfetarë.

“Lus Allahun fuqiplotë që kjo festë të jetë një pretekst që të mbizotërojë paqja, dashuria, respekti në mesin e familjeve tona dhe për të përçuar edhe këto vlera te të gjithë njerëzia në përgjithësi. Ne sot realizuam faljen e Kurban Bajramit këtu, duke përfaqësuar edhe reis ulemanë, për arsye se ai gjendet në haxh bashk me 2040 haxhinj nga vendi ynë. Andaj, përfundimisht edhe njëherë u uroj të gjithë besimtarëve këtë festë të madhe me lutje që Zoti xh.sh t’i mëshirojë, t’i begatojë dhe të sjellë mirësi në familjet e tyre”, tha Përfaqësues i Myftinisë së Tetovës.

Kurban Bajrami fillon me faljen e namazit herët në xhami, pastaj vazhdon me prerjen e kurbanit, simbolit të festës, si dhe me vizitat tek të afërmit dhe miqtë. Mishi i kafshës së flijuar ndahet në tri pjesë, ku njërën mban familja, pjesa e dytë u jepet njerëzve të afërt, shokëve dhe fqinjëve, ndërsa pjesa e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve. Kurban Bajrami është një prej dy festave të besimtarëve myslimanë dhe ndryshe është e njohur edhe si Bajram i haxhilerëve, sepse Brenda ditëve të këtij Bajrami kryhet edhe pelegrinazhi ritual në Mekë./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button