“Beteja” mes Saviçit dhe Torresit, mësohet dënimi maksimal

Jo vetëm rezultati në fushën e lojës. Ndeshja mes Atletiko Madridin dhe Barcelonës ka tërhequr vëmendjen edhe për “betejën” mes mbrojtësit të madrilenëve Stefan Saviç dhe sulmuesit të katalanasve Ferran Tores.

Të dy kanë arritur te duart në minutat e fundit të ndeshjes duke u ndëshkuar secili me një karton të kuq. Sipas “Sport.es” dhe mediat kryesore spanjolle, dy futbollistët mund të marrin një skualifikim të gjatë për atë që ka ndodhur në ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit.

Sipas “Sport.es”, nëse komisioni i disiplinës do t’i konsiderojë veprimet e tyre si një agresion, dënimi mund të jetë shumë i rëndë dhe mund të shkojë nga katër në 12 ndeshje pezullim.

Ndërsa, nëse gjestet e tyrë të shëmtuara do të konsiderohen vetëm si “lojë e dhunshme”, atëherë dënimi do të jetë më i lehtë. Në këtë rast, në fakt, do të flitej vetëm për tri ndeshje skualifikim.

LEXO EDHE:

Back to top button