Betejat mbi klimën dhe çështjet sociale rrisin ndjeshëm të Gjelbërit

Partia e të Gjelbërve në Gjermani  tashmë numëron më shumë se 120 000 anëtarë, duke vendosur një rekord të ri, shkruhet në shtypin vendas.

Sipas shifrave të reja të mbledhura nga statistikat, të Gjelbrit  regjistruan  një total prej 120 181 anëtarësh.

Në fund të muajit korrik të Gjelbrit regjistruan 119 444 anëtarë, ndërsa gjashtë muaj më parë rezultonte sipas të dhënave në 108 390 anëtarë.

Në vitin 2017, të Gjelbrit kishin rreth 65 000 anëtarë. Që atëherë shifrat e anëtarësisë janë  rritur në mënyrë të qëndrueshme.

Shefi ekzekutiv i partisë Michael Kellner theksoi  se ‘’çdo shtesë do të thotë më shumë mbështetje për fushatën tone elektorale, diskutimet në panel, tubimet familjare ose ato në internet’’.

Kellner i atribuoi zhvillimin faktit që të Gjelbrit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtje të ndryshimeve klimatike, drejtësisë sociale dhe një Evropë të bazuar në solidaritet.

Të Gjelbrit hynë për herë të parë në parlamentin federal të Bundestagut në 1983.

LEXO EDHE:

Back to top button