397 raste të reja me COVID në Shqipëri, asnjë viktimë
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 397 raste të reja me COVID nga 4029 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se nuk ka pasur asnjë humbje jete. Aktualisht janë 5792 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 84 pacientë. Janë shëruar 178 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,451 që nga fillimi i epidemisë.








