Bexheti: UEJL shënon një vit të suksesshëm!

Edhe pse në kohë pandemie, Universiteti i Evropës Juglindore, ka arritur që me sukses ta përmbyll vitin që po lëmë pas. Rekori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti tha se pandemia, nuk ka penguar zhvillimin normal të ligjëratave në këtë universitet, falë kapaciteteve hapësinore që ka për realizimin e mësimit me prani fizike, por edhe me distancë dhe duke respektuar të gjitha masat dhe protokollet e Institucioneve.
“Ajo që paraqet një progres jashtëzakonisht të madh, është progresi në projekte shkencore. Ne këtë vit kemi arritur në mbi 15 projekte shkencore në universitet. Dhe kjo, falë fuqizimit të gjeneratave të reja që i sollëm në Institutin max Vand Der Shtoel, për shkencë dhe kapacitete institucionale. Ajo që është qershia mbi tortë, është suksesi në vitin e regjistrimit që e kemi mbyllur 2020-2021. Përpos tendencave dhe trendeve të njohura tanimë në aspektin e rënies permanente të natalitetit, emigracionit rritës, preferencës rritëse për të studiuar jashtë, kush ka mundësi, jemi i vetmi universitet në Maqedoni por edhe në regjion që megjithatë ka shënuar rritje sado simbolike prej dy tre për qind, por është rritje shumë evidente. Pra deri më dje, kemi regjistruar, jo aplikime, por kemi regjistruar 1015 studentë”-tha Abylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.