Ish-kreu i Supremes, në bankën e të akuzuarve

Një vit pas shkarkimit të tij, ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski hyri në sallën e gjyqit. Jo si gjyqtar, por si i akuzuar. Ai u përball me kolegen e tij Lidija Nedellkova. Vangellovski akuzohet për shpërdorim të pozitës zyrtare për vendimin e tij të mos i paguhet pagesë shtesë gjyqtares Nedellkova. Por gjykim nuk pati. Gjykimi u shty sepse Vangellovski para tre ditëve e kishte pranuar thirrjen për në gjyq.  Ai nuk ishte i përgatitur, nuk e ka pa akuzën dhe provat kundër tij, ndërsa erdhi pa avokat. Vangellovski nuk pranoi të fliste në kamera për akuzën.

Vangellovski akuzohet se nuk i ka paguar koleges së tij Nedellkova  rrogë shtesë prej rreth 32 mijë denarë. Seanca tjetër është caktuar për 29 Tetor. Këshilli Gjyqësor e shkarkoi Jovo Vangellovskin vitin e kaluar dhe Gjykata e Supreme e konfirmoi  vendimin gjysmë viti më parë. Arsyeja e shkarkimit ishte vendimi për lirimin e biznesmenit Sead Koçan nga paraburgimi. Vangellovski dhe dy gjykatës të tjerë të Supremes vendosën që biznesmeni të mos qëndrojë në paraburgim edhe pse Koçan ishte në arrati, kështu që ata e lejuan të mbrohet në liri. Mandatin e Vangellovskit e shënoi edhe mendimi ligjor i Gjykatës Supreme, kryetar i së cilës ishte ai, me të cilin ia lidhi duart ish  Prokurorisë Speciale dhe e shpalli si paditës të paautorizuar në të gjitha rastet e hapura pas 30 qershorit të vitit  2017.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button