OVL-UÇK: Bastisja po bëhet nga policë rusë

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është arrestuar në zyrat e kësaj organizate nga pjesëtarë të Eulexit. Gucati është parë duke dalë nga zyrat e OVL të UÇK-së dhe duke hyrë në veturën e EULEX-it. Bastisja dhe arrestimi u realizua nga rreth 50 policë të maskuar e të armatosur me emblema të EULEX’it në krahë.
Zyrtarë të OVL-UÇK-së u kanë thënë mediave se disa nga policët që po kryejnë bastisje janë rusë. Dhjetëra veteranë të mbledhur para zyrave të OVL-së protestojnë duke brohoritur “UÇK – UÇK”. Aksioni i sotëm i policëve të Eulexit, vjen një ditë pas arrestimit të Salih Mustafës, njërit prej themeluesve të UÇK-së në zonën e Llapit. EULEX-i ka dhënë përkrahje operacionale dhe logjistike Zyrës së prokurorit të Specializuar edhe në këtë arrestim.

LEXO EDHE:

Back to top button