Biden: Amerika do të ndajë teknologjinë e vaksinës kundër coronavirusit

Biden: Amerika do të ndajë teknologjinë e vaksinës kundër coronavirusit

Shtetet e Bashkuara do të ndajnë teknologjinë e vaksinës së coronavirusit përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe do të ofrojnë teste të shpejta dhe ilaçe për njerëzit në pjesë të largëta të botës, tha sot presidenti amerikan, Joe Biden.

Uashingtoni do të shtojë edhe 200 milionë dollarë për fondin e Bankës Botërore në mënyrë që bota të jetë më e përgatitur rreth pandemive të ardhshme, shtoi ai. Kjo do të rrisë kontributin total të SHBA-së në 450 milionë dollarë.

“Ne po vëmë në dispozicion teknologjitë mjekësore në pronësi të qeverisë amerikane, përfshirë ato për prodhimin e vaksinave kundër COVID-19”, tha Biden në hapjen e samitit të dytë botëror për coronavirusin.

Mbledhja, e organizuar nga Shtetet e Bashkuara, Beliza, Gjermania, Indonezia dhe Senegali, po mbahet virtualisht dhe përfaqësuesit e qeverisë po diskutojnë se si t’i japin fund pandemisë ekzistuese dhe të përgatiten për të ardhshmen.

Samiti duhet të jetë një hap përpara pas takimit të vitit të kaluar, kur pjesëmarrësit ranë dakord të vaksinojnë më shumë njerëz, të testojnë më të cenuarit, të rrisin kujdesin shëndetësor dhe të krijojnë një fond për të financuar gatishmërinë për pandemitë e ardhshme.

Në tubim marrin pjesë 14 vende, OBSH, BE, kompani private si Google dhe OJQ si Fondacioni “Bill dhe Melinda Gates”.

LEXO EDHE:

Back to top button