Ja kush është ylli i Liverpoolit që do të mungoj në finalen e FA Cup

Ja kush është ylli i Liverpoolit që do të mungoj në finalen e FA Cup

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për mediat para super ndeshjes të së shtunës kundër Chelseat, e vlefshme kjo për finalen e FA Cup.

Klopp ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e Chelseat, ku tregoi se mesfushori brazilian Fabinho nuk do të paraqitet në finale për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit kundër Aston Villas.

Fabinho çaloi gjatë fitores 2:1 të Liverpool ndaj Aston Villas të martën mbrëma, pasi pësoi një lëndim muskulor në pjesën e parë të ndeshjes në “Villa Park”, përcjell KosovaPress.

“Nuk e di shkallën e lëndimit. Ai ndjente dhimbje në muskul, por jo dhimbje të mëdha. Ai është mirë, por nuk jam shumë i sigurt në fjalët e tij të jem i sinqertë. Mbetet të shihet”, tha Klopp.

Mesfushori brazilian i është nënshtruar testeve mjekësore për të kuptuar shkallën e lëndimit, ndërsa thuhet se lëndimi i tij nuk është shumë serioz, Klopp e pranoi që 28 vjeçari do të mungojë të shtunën në “Wembley”.

“Ka shumë gjasa që ai do të rikthehet dikur, jo për në vikend, por dikur po”, tha Klopp.

Siç qëndrojnë gjërat, Fabinho do të jetë mungesa e vetme e Liverpoolit këtë vikend për finalen e FA Cup kundër Chelseat, e cila zhvillohet me fillim nga ora 17:45 në stadiumin “Wembley” të Londrës.

LEXO EDHE:

Back to top button