Biden betohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Me ndihmo, Zot”

Xho Bajden është betuar në një ceremoni inauguruese si Presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin e tij të parë si president Bajden ka thënë kemi mësuar se demokracia është e brishtë, por në këtë moment, demokracia ka mbizotëruar.

“Tani, në këtë tokë të shenjtë, para disa dite kishte dhunë e cila i tronditi themelet e Capitolit, ne bashkohemi si një komb, nën Zotin, për të kryer transferimin paqësor të pushtetit siç e kemi bërë për më shumë se dy shekuj. Bota po na sheh. Ky është mesazhi im për të: Amerika është vënë në provë. Por do t’i riparojmë aleancat. Do të udhëheqim jo me shembullin e fuqisë sonë, por me fuqinë e shembullit tonë- tha Bajden.

 Duke folur për sfidat që do të përballet administrata e tij, duke përfshirë edhe dëmet nga pandemia, Biden ka thënë se do t’i tejkalojnë të gjitha, ndërsa nga amerikanët kërkoi që të jenë të bashkuar.

 “Kemi shumë për të rregulluar, shumë për të fituar. Pak njerëz në historinë e kombit tonë kanë pasur një kohë më sfiduese sesa kjo në të cilën gjendemi sot. Ky virus që ka marrë më shumë jetë në një vit sesa Amerika ka humbur në Luftën II Botërore. Në një janar tjetër të vitit 1863, presidenti Abraham Lincoln nënshkroi aktin e emancipimit. Ai tha se kishte dhënë shpirtin e tij te ky vendim. Sot, në këtë janar, edhe unë jap shpirtin tim për të bashkuar kombin tonë. Dhe i kërkon çdo amerikani të më bashkohet në këtë kauzë. Të bashkohemi për t’u përballur me armiqtë e përbashkët, si urrejtja, sëmundja, mungesa e punës, përmirësimi i arsimit për fëmijët tanë, të kalojmë dasitë racore dhe të mposhtim këtë virus- pohoi Bajden. 

Betimin në pozitën e re e bëri edhe nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. Harris është nënpresidentja e parë grua dhe me ngjyrë në historinë e SHBA-së. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë edhe ish presidentët e Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, Xhorxh Bush e Barak Obama. Në ceremoni mori pjesë edhe nënpresidenti i deritanishëm Pence, por jo edhe ish presidenti Tramp i cili Shtëpinë e Bardhë e lëshoi që në mëngjes.

“E ardhmja e këtij vendi asnjëherë nuk ka qenë më e mirë. I uroj administratës së re fat dhe sukses të madh. Mendoj se do të kenë sukses, sepse e kanë bazën për të bërë diçka vërtetë spektakulare. Gjërat që kemi bërë, kanë qenë të pabesueshme dhe nuk do t’i bëja pa ju. Mirupafshim! Ju duam. Do të kthehemi në ndonjë formë- deklaroi Trump.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka në plan të nënshkruajë dhjetëra urdhra ekzekutivë për të përmbysur disa nga vendimet e presidentit, Donald Trump mbi migracionin, ndryshimin e klimës si dhe për të shtuar përgjigjen e qeverisë ndaj krizës së koronavirusit. Biden do të synojë një plan shpenzimesh prej 1.9 trilion dollarësh në mënyrë që të përshpejtohet shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe të mbështesë një lehtësim ekonomik për miliona amerikanë të dëmtuar nga pandemia.

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Inaugurimi i tij si president erdhi dy javë pasi mbështetës të presidentit të deritashëm, Donald Trump, sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button